Drafti për mediat online, OSBE paraqet vërejtje thelbësore
Misioni i OSBE-së ka publikuar së fundmi një analizë ligjore mbi draftin për ndryshimet në ligjin për mediat audiovizive në Shqipëri me autor dr. Joan Barata Mir, një ekspert i pavarur. Në këtë material njihet përmirësimi në raport me variantin e mëhershëm të propozuar nga qeveria shqiptare, por sërish, edhe në variantin e tanishëm ka probleme jo të vogla.
Eksperti ka paraqitur vërejtjet e veta për 5 pika dhe konkretisht:
1. Nenin 132/1 që I jep AMA-s fuqinë për të detyruar mediat elektronike të publikjnë ndjesën, të heqin përmbajtjen e kontestuar dhe të vendosë pop up për rastet e shkeljeve. Po kështu në nenin 33/1 që flitet për “respektin e privatësisë dhe dinjitetit të qytetarqve” paraqiten problem përkufizimi duke i lejuar AMA-s fuqi shtesë.
Detyrimi për të publikuar falje duhet konisderuar e papërshtatshme, shkruan autori.
2. Ka paqartësi për kompetencën e AMA-s në rastet e publikimeve me sens kriminal, terrorist apo pornografik dhe nëse AMA ka apo jot ë drejtën të rishikojë një vendim eventual nga AKEP.
3. Neni 133 parashikon gjoba shumë të larta
Eksperti propozon që referenca e nenit 33/1 “respekti i privatësisë dhe dinjitetit të qytetarëve” duhet eliminuar.
Detyrimi për të publikuar apologjinë nga mediat elektronike duhet zëvendësuar me detyrimin për të bërë korrigjimin apo të drejtën e përgjigjes sipas dispozitës së përvaktuar në nenin 53/1.
Po kështu e drejta e përgjigjes që i jep AMA-s pushtet detyrues rekomandohet të rishikohet sipas praktikës ndërkombëtare që zakonisht I ihet ose negociimit, ose gjyqësorit, por jo një trupe administrative.
Për të drejtën e AMA-s dhe AKEP për të ndërhyrë me mekanizma administrativë dhe bllokues, eksperti ka sugjeruar riformulim të disa paragrafëve që përcaktojnë pushtetin thelbësor të kësaj trupe dhe që në fakt përcaktojnë frymën e projektligjit. Po kështu masat e gjobës duhet të jenë proporcionale dhe jo të standardizuara.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë qeveria, por natyra e vërejtjeve nuk është kozmetike, por thelbësore pasi edhe arsyeja pse atro përkufizime janë bërë në draft, reflektojnë prirjen për disiplinim dhe censurë, në vend se të vendosin rregull dhe ta imponojnë median që ta shohë lirinë e shprehjes si përgjegjësi.
Add new comment