Kusht për reformën zgjedhore, largimi i Damian Gjiknurit
Opozita parlamentare deklaroi se do të kushtëzojë mbështetjen e çdo nisme të Kuvendit, me miratimin e reformës zgjedhore sipas kërkesës që kanë bërë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.
Deputeti Ralf Gjoni kërkoi largimin e Damian Gjiknurit si bashkëkryetar i reformës zgjedhore dhe Ulsi Manjës nga Komisioni i Ligjeve derisa gjykata të hetojë përgjimet për ndikimin e tyre në proceset zgjedhore.
Nuk përjashtohet që artikulimi i emrit të Gjiknurit të jetë kërkesë e drejtëpërdrejtë e ambasadës amerikane, e cila ka lënë të kuptohet se po ushtron një lloj paternaliteti mbi opozitën e re parlamentare. Por kreu i grupit parlamentarë të PS-së, Taulant Balla, theksoi edhe njëherë se Partia Socialiste nuk pranon kushte dhe se Reforma në Drejtësi nuk negociohet, duke shtuar se Presidenti vetëm mund ta ngadalësojë, por se nuk e pengon dot.
Add new comment