Dështon zgjedhja e pasuesit të Juncker

Ka përfunduar pa rezultat përpjekja e rradhës e liderëve të vendeve të BE-së për gjetjen e një kandidature konsensuale për president të Komisionit Europian. "Asnjë kanidat nuk kishte përkrahjen e shumicës. "Do vazhdojjmë konsultimet"-tha Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk pas samitit.
Merkel mbështet kandidatin e PPE-së, gjermanin Manfred Veber, çka refuzohet nga Makron që ka marrë rolin e liderit të liberalëve në Parlamentin Europian. Liberalët duan presidencën e Këshillit Evropian. Ndërsa socialistët lakmojnë udhëheqjen e diplomacisë evropiane dhe kryesimin e parlamentit europian për 5 vjet bashkë me të gjelbrit.
Si emra alternativë, në mbledhje qarkulluan edhe negociatori i Brukselit për Brexitin, Mishel Barnie, socialisti Frans Timermans dhe presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç. Personi i zgjedhur duhet të sigurojë mbështetjen e të paktën 21 prej 28 liderëve dhe të paktën 376 vota në PE . Samiti i radhës është ku do të synohet arritja e një marrëveshjeje është caktur për në 30 qershor.
Add new comment