Haradinaj zbardh paktin me Merkel
Menjëherë pas kthimit nga Berlini, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zbardhur bisedën me kancelaren Merkel dhe opsionet për një marrmarréveshje me Serbinë dhe heqjen e taksës.
“Qëndrimi im është konsistent, janë dy opsione. Ose një vendim i madh,pra një konferencë një ditore, atëherë Kosova është e gatshme të suspendoj taksën deri në këtë konferencë, por me marrëveshje paraprakisht të negociueshme për një vendim për përmbyllje me kusht të njohjes, por edhe nëse e suspendojmë disa ditë, nuk e ndihmojmë procesin, se mund të zgjas me ditë dhe vjet”
Sipas Haradinajt, Samiti i Berlinit e ka mbyllur përfundimisht çështjen e shkëmbimit të territoreve. “Takimi ose Samiti i Berlinit e ka mbyllë çështjen e formulave të ndërrimit të territorit, një çështje e tillë nuk ekziston tek asnjëra palë”
Add new comment