“Seksi me Stalinin” në 3D indinjon komunistët në Rusi

Komunistët rusë janë të indinjuar pas prezantimit të një videoloje të re në 3D, që ka për personazh kryesor pikërisht Stalinin. “Seks me Stalinin” është loja me protagonist ish-liderin e Bashkimit Sovjetik. Loja është krijuar nga “Steam”, një distributor global në fushën e videolojërave, dhe pritet të jetë në treg më 10 tetor të këtij viti.
Ajo hyn në kategorinë e lojërave me një lojtar, i cili vendoset në rolin e një udhëtari të kohës, të cilit i jepet mundësia të ndryshojë rrjedhën e historisë duke u kthyer mbrapa në kohë.
Për të ngjallur interesin e blerësve, foto të prera nga videoloja e tregojnë Stalinin të zhveshur dhe në pozicione të ndryshme. Madje në një prej tyre, ai është i zhveshur në këmbë në një mjedis që duket si zyrë dhe u ngre gishtin përdoruesve të lojës. Ndërsa interesi për ta parë Stalinin në praktikat seksuale BDSM është shumë i madh, i tillë është edhe indinjimi i komunistëve.
Maxim Suraikin, kryetar i Partisë Komuniste në Rusi, i ka quajtur të çmendur krijuesit e lojës.
“Duhet të ndalohet patjetër. Edhe vetë titulli tingëllon pervers. Nga ana tjetër, ata janë thjesht njerëz pa nder dhe pa ndërgjegje, të cilët po përpiqen me zell të dëmtojnë popullaritetin e Stalinit”, ka thënë ai.
Ndërkohë, Partia Komuniste e Rusisë u ka kërkuar agjencive të zbatimit të ligjit të hetojnë lojën për elementë të ekstremizmit apo nxitjes së dhunës, raporton faqja “Daily Storm”.
TVT
Add new comment