Teza (naivisht)djallëzore se opozita po shpëton Kryeministrin

Postuar në 29 Maj, 2019 13:49

Njerëz të afërt me pushtetin, në media dhe jashtë saj, kanë nisur të kultivojnë idenë se përpjekja e tanishme politike e opozitës, në thelb ka shpëtuar kryeministrin nga problemet reale që përndryshe do të kishte. Mesazhi është i thjeshtë: ne duam që z. Rama duhet të japë llogari, por kjo kërkon stabilitet politik. Dhe opozita po bën të kundërtën.

Kjo tezë nuk ka asgjë të vërtetë në mënyrën si artikulohet. Është thjesht një tezë dinake për të mbrojtur kryeministrin me alibinë e budallallëkut të PD-së dhe z. Basha.

Arsyeja është e thjeshtë: nëse opozita po shpëton Edi Ramën, atëherë postuluesit e kësaj teze duhet të pranojnë se reforma në drejtësi ka lindur e vdekur dhe se është e gjitha demogagji.

Zoti Rama i ka ato probleme për të cilat hamendësohet, me Drejtësinë dhe Prokurorinë, jo me Parlamentin. Është pushteti dhe mediat e tij që na kanë predikuar se Prokuroria dhe Gjykatat janë pastruar, se Shqipëria është gati për zbatim të ligjit në mënyrë të paanshme. Në këtë kuptim teza në fjalë është një mënyrë për të propaganduar kundër opozitës dhe asgjë më shumë. Çka konfirmon në fakt të kundërtën e asaj që pretendojnë të gjithë njerëzit e pushtetit: interesi i tyre është riintegrimi i opozitës në në sistem që është prag kolapsi.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Shume e vertete! Sjellja prej femije e te ashtuquajtures opozite ndihmon ne radhe te pare Edin, duke bere keshtu qe problemet e verteta te mos dalin ne shesh per diskutim!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.