Mbesa e Musine Kokalarit eurodeputete
Zgjedhjet evropiane nxorën të parën shqiptare që do të ketë një vend në Parlamentin Europian. Ajo është Arba Kokalari, e cila jeton në Stokholm të Suedisë dhe në këto zgjedhje kandidoi me Partinë Moderatore.33 vjeçarja është mbesa e intelektuales, disidentes dhe atdhetares së njohur Musine Kokalari.
"Të moderuarit marrin një mandat të katërt dhe unë kam hyrë në Parlamentin Europian! Faleminderit të gjithëve që kanë luftuar për të moderuarit dhe per mua"- shkruan ajo ne FB pas shpalljes se rezultateve, duke njoftuar keshtu edhe fitoren.
33 vjeçarja e lindur në Tiranë ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të partisë në të cilën aderon. Në zgjedhjet për parlamentin evropian garuan shumë emigrantë shqiptarë, por deri tani Kokalari është e vetmja që arriti të zgjidhet.
Add new comment