Negociatat, nxjerr krye problemi i marrëveshjes së detit me Greqinë
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn ka përsëritur sërish se vendet që janë probleme bilaterale nuk do të kenë dritë jeshile për negociatat e anëtarësimit. Duke folur gjatë një aktiviteti të mbajtur në Vjenë kushtuar Maqedonisë së Veriut, Hahn ka vënë në dukje vlerën e marrëveshjes së Prespës duke kujtuar Serbinë dhe Kosovën në këtë drejtim.
Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka konflikte me fqinjët e vet dhe është më i stabilizuar sesa pjesët e tjera në rajon. Më pyesin vazhdimisht se kush do të hyjë i pari në BE i pari dhe përgjigja ime është përherë e njëjta: është një proces që bazohet mbi meritën…Në strategjinë e KE-së për Ballkanin Perëndimor ne kemi theksuar qartë se nuk do të pranojmë anëtarë që kanë konflikte dypalëshe. Nuk jemi të gatshëm të importojmë konflikte
citojnë mediat serbe Hahn.
Nisur nga përjashtimi ekplicit që ai ka bërë për Maqedoninë e Veriut është e kuptueshme të pranohet se Shqipëria hyn në listën e vendeve me probleme dhe këtu mendja të shkoj te marrëveshja detare me Greqisë, por edhe problemet e tjera me pakicën greke, të paktën sipas pretendimeve të Athinës zyrtare.
Add new comment