Pothuajse gjysma e tenderave me shkelje
Pothuajse gjysma e subjekteve që janë ankuar për procedat në tendera kanë marrë të drejtë nga Komisioni i Prokurimit Publik.
Gjatë raportimit vjetor në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, kryetarja e këtij autoriteti, Evis Shurdha, tha se në vitin 2018-ë operatorët ekonomikë që kanë marrë pjesë në tendnera kanë dorëzuar 1145 ankesa pranë Komisionit të Prokurimit Publik.
Nga verifikimet ka rezultuar se autoritet kontraktore kanë vepruar në shkelje të ligjit në pothuajse gjysmën e rasteve, ose 39%,es te cilave dy konçesione dhe leje minerare. Kreu i Komisionit të Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se janë rreth 2300 zyrtarë të shtetit, të cilët kanë shkelur ligjin e prokurimit publik.
Por në 2018-n Komisioni i Prokurimit public ka rekomanduar vetëm 4 masa ndaj zyrtarëve të adminsitratës. Arben Ahmetaj propozoi edhe ndryshim të ligjit për ashpërsimin e masave ndaj punonjësve që shkelin ligjin, pasi procedurat e prokurimit publik analizohen në një kapitull të veçantë të progres-raportit për Shqipërinë, duke sjellë probleme për integrimin në BE të vendit.
Add new comment