Raporti i Reporterëve pa Kufij dhe një pyetje "e vjetër" që nuk ka përgjigje
Raporti i fundit i Reporterëve pa Kufij e vendos Shqipërinë në rënie, por duke identifikuar veprimet ligjore dhe qëndrimet publike të kryeministrit Edi Rama si faktor për këtë.
Zoti Rama e cilëson median shqiptare si Kazan, term që përshkruan jo vetëm cilësinë profesionale, por edhe mënyrën sesi sipas tij media po helmon opinionin. Mirëpo zoti Rama nuk arrin dot të jetë i sinqertë deri në fund në këtë betejë të re të tij për rregulluar edhe Median, pasi ai nuk përmend në cilësimet e veta gazetarët që mban afër vetes, mediat që i bëjnë fresk dhe sidomos pronarët e mediave kryesore, të cilët nuk do që t’i ketë armiq.
Në këtë fragment të një interviste të vitit 2017, z. Rama shfaqet për atë që është në realitet në raport me Median. Ai është njeriu që nuk bën luftë për ndonjë parim, por zhurmon qëllimisht me sulme të këtilla hallet dhe problemet e veta. Pa guxuar që të flasë për pronarët e mediave.
Ky është kryeministri i Shqipërisë që edhe kështu e ka bërë dëmin e vet. Copëza mbetet aktuale edhe sot, qoftë edhe pse z. Rama nuk i ka dhënë përgjigje pyetjes së gazetarit Rakipi: Sandri, Irfani dhe Vjollca, janë Kazan? Cilët janë Kazan atëherë?
Add new comment