Shkolla e Marinës në Vlorë(19 mijë m2) i kalojnë në administrim Ministrisë së Turizmit
Qeveria shqiptare ka vendosur të ndryshojë sërish administratorin e pronësisë për objektin e quajtur Akademia e Detarisë në qytetin e Vlorës. Me një vendim të shkurtit 2017, qeveria kishte vendosur transferimin e këtij objekti dhe sipërfaqes së plotë prej 19 298, 58 m2 nga Ministria e Mbrojtjes drejt Bashkisë së Vlorës.
Por në datën 4 prill të këtij viti, qeveria ka ndërruar mendje sërish. Përmes një ndryshimi ajo ja kalon këtë sipërfaqe që ndodhet në një nga zonat më të frekuentuara të Vlorës, MInistrisë së Turizmit, por pa i ndaluar të ndryshojë destinacionin.
Nuk dihet se çfarë do të bëhet me këtë godinë që ka qenë e para për historinë e detarisë në Shqipëri që nga themelimi i shtetit, i cili pasi ia ndryshon emrin dhe nga Shkolla e Marinës ia bën Akademi, në fund vendos ta shkrijë fare.
Comments
Edhe ketu tek kompjuteri im
Edhe ketu tek kompjuteri im bie era korrupsion; blerje e politikes me para nga bosat e rinj milionere! Arka e shtetit kerkon para! Duhet investim e vetem investim, ndertime pa fund, packa se gjithshka po shkon drejt shkaterrimit dhe betonizimit.
Add new comment