Sforcimi për ta trajtuar krizën si çështje imazhi

Postuar në 26 Mars, 2019 12:29

Vendimi i opozitës për djegien e mandateve ka çoroditur një pjesë të madhe të shumicës qeverisëse dhe mediave apo gazetarëve të saj.Nuk po arrihet të artikulohet më shumë sesa akuza e kryeministrit që është: ky vendim dëmton imazhin e vendit.

Mirëpo nëse do shfletojmë edhe në internet mediat pranë z. Rama, analizat e ndryshme dhe vetë kryeministrin, do të shohim të njëjtën gjuhë: opozita me shfaqjet e veta parlamentare dhe propagandën anglisht kundër qeverisë ka dëmtuar imazhin e vendit.

Ngjan se çfarëdo lloj veprimi të bëjë opozita një pjesë e medias do jetë kundër. E reja në situatën e tanishme është se në vend se të tematizohet dëmi që është krijuar brenda vendit, trajtohet imazhi i Shqipërisë që presupozohet se ka më shumë rëndësi. Kjo është as më shumë e as më pak analizë artificiale, pasi ajo që thotë z. Rama se qeverisë nuk i është bërë asnjë dëm, nuk qëndron edhe aq. Çdo qeveri preket nga destabilizimi politik dhe ka përgjegjësi për të.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.