Përshkallëzohet protesta e fermerëve në Lushnjë (Video)
Femerët kanë bllokuar sot autostradën Lushnjë-Fier. Sipas tyre në mungesë të një zgjidhjeje nga Ministrisa e Financave dhe Ekonomisë, grumbulluesit dhe agropërpunuesit e Lushnjës, Beratit, Divjakës, Kuçovës, Gjirokastrës, Shkodrës e rretheve të tjera të vendit kanë ndërprerë grumbullimin e qumështit ne 19 -20 Mars. Gjithashtu, gjatë dy ditëve në vijim kompanitë agropërpunuese më të mëdha në vend do të përshkallzojnë më tej veprimet duke mos furnizuar tregun me produkte të freskëta bulmeti.
Të gjitha hallkat e zinxhirit të prodhimit të produkteve bujqësore vendase, fermerë, grumbullues dhe përpunues do të protestojnë deri në gjetjen e nje zgjidhje.
Add new comment