A mund të bindë Basha ndërkombëtarët?
Opozita mbylli një tjetër protestë në vazhdën e përpjekjeve për të detyruar zotin Rama të pranojë zgjedhjet e parakohshme me një qeveri teknike. Pjesëmarrja tregoi se PD, LSI e parti të tjera të vogla mund të mobilizojnë numra përtej mbështetësve tradicionalë edhe pse janë jashtë parlamentit. Sa i takon mesazheve të zotit Basha, ato ishin për ndërkombëtarët, në veccanti ambasadave të SHBA e BE që kanë mbajtur dukshëm krahun e qeverisë.
“Dua t’ju drejtoj në emrin tuaj dhe me mbështetjen tuaj, një mesazh të qartë miqve tanë perendimorë që na kanë mbështetur në 29 vite rrugëtim:
No stability without democracy!
Nuk ka stabilitet pa demokraci”- deklaroi Basha në fjalën që mbajti para selisë.
Ajo që kuptohet është se PD dhe vetë Basha luftën më të madhe tani e ka me ndërkombëtarët dhe jo me Ramën. Mesa duket ky i fundit është ende i preferuar nga të huajt në lojën e interesave që luhen në Shqipëri ose garancitë dhe rekomandimi që ka nga jashtë për të vazhduar të qeverisë është ende i vlefshëm, pamvarësisht keqqeverisjes së tij.
Add new comment