Fitore politike e partive shqiptare në Tuz
Koalicioni i Partive Shqiptare fitoi zgjedhjet komunale në Tuz të Malit të Zi. Me një rezultat të ngushtë ku nga 32 këshilltarë, 16 prej tyre janë fituar nga Forumi Shqiptar, i cili garoi nën moton “Malësia na Bashkon”.
Nik Gjeloshaj ishte kandidati i propozuar nga koalicioni i tre partive shqiptare, Alternativa, Lidhja Demokratike dhe Unioni Demokratik. Për të marrë drejtimin e komunës Gjeloshaj duhet të ketë mbështetjen edhe të paktën të një anëtari të Këshillit Komunal nga radhët e Partisë Demokratike, i cili është shqiptar.
Koalicioni Shqiptar mori 3682 vota ose 16 keshilltar (50%), Partia Demokratike e Socialisteve ( DPS) e presidentit Millo Gjukanoviq fitoi 10 këshilltar me rreth 2.490 vota (31%). Pas tyre janë Partia Boshnjake me 4 keshilltar, ose 960 vota (12 %) Socialdemokratet me me 359 vota ose 1 këshilltar (4.59%) dhe Demokratet e Malit te Zi me 236 vota 1 këshilltar(3%)
Comments
Bashkimi i shqiptareve
Partite politike shqiptare pas shume deshtimeve me ne fund u bashkuan dhe arriten nje rezultat shume te rendesishem sepse me keto zgjedhje ato do pozicionohen si zoter te shtepise ne shtepine e tyre, per here te pare!
Edhe tek ne sic theksoi ministri i deleguar i jashtem, duhet bashkim sepse duhet te shohim Tuzin!
Ndoshta do ishte dashur nje bashkim i Rilindjes Socialiste me ato deputetet "qe duan integrimin ne BE", murrizi, Hajdari, ylli shehu, edmond rrushi e kompani! Bashkimi i ketyre do ta bente Shqiperine te pathyeshme!
Add new comment