Tuz

Një analizë konstatuese mbi votat dhe mandatet e zgjedhjeve të Tuzit

Postuar në 22 Mars, 2019 19:00

Analizën në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve lokale të 3 marsit në Tuz do ta ndaj në dy pika. E para do të jetë në lidhje me efektin e formulës D'Hondt në procesin e konvertimit të votave në mandate dhe e dyta në lidhje me lëvizjen e votave nëpër vendbanimet e komunës së Tuzit në raport me zgjedhjet e parafundit lokale të 26 nëntorit (dhe 23 dhjetorit) të vitit 2017.

Fitore politike e partive shqiptare në Tuz

Postuar në 04 Mars, 2019 10:40

Koalicioni  i Partive Shqiptare fitoi zgjedhjet komunale në Tuz të Malit të Zi. Me një rezultat të ngushtë ku nga 32 këshilltarë, 16 prej tyre janë fituar nga Forumi Shqiptar, i cili garoi nën moton  “Malësia na Bashkon”.

Nik Gjeloshaj ishte kandidati i propozuar nga koalicioni i tre partive shqiptare, Alternativa, Lidhja Demokratike dhe Unioni Demokratik. Për të marrë drejtimin e komunës Gjeloshaj duhet të ketë mbështetjen edhe të paktën të një anëtari të Këshillit Komunal nga radhët e Partisë Demokratike, i cili është shqiptar.

Subscribe to RSS - Tuz