Në shitje...
Akuza ishte më e rëndë. Ishte trafik droge, krijim i grupit të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale si grup i strukturuar kriminal. Pas Aldo Bares jam i dyti me këtë akuzë. Nuk kam ndonjë surprizë të madhe prokuroria e komanduar siç e nisi e bitisi
Kështu ka deklaruar sot ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, pas njohjes më akuzat në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Është ndoshta rasti i parë që një ministër akuzohet për krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe kjo përbën rekordin e qeverisë aktuale.
Çfarë përbën interes këtu është akuza e z. Tahiri se prokuroria është e komanduar. Mund të pyesim se nga kush? Përgjigja është e qartë: nga politika. Por nga cili krah sidmos tani kur me ligj është bërë decentralizimi i organit të akuzës. Zoti Tahiri e sheh sot veten në llogoren e një viktime që po shqyhet për llogari politike edhe pse ai është përgjegjësi ekzekutiv i kanabizimit të vendit. Në akuzë është edhe një ish-drejtor policie, ndërkohë që me metrin e kryeministrit çështja e trafikut u zgjidh nga prokuroria e Katanias.
Nga kush po përdoret kjo çështje? Kjo është një pyetje që kërkon përgjigje sepse me të lidhet deri diku edhe lloji i drejtësisë në këtë vend. Qeveria e z. Rama reagoi pak javë më parë pas një vendimi për Dritan Dajtin, duke kërkuar hetim apo rishqyrtim të gjykatësve. Nëse Gjykata do të rrëzojë akuzat për z. Tahiri a do të kemi të njëjtin reagim?
Janë pyetje logjike në një situatë anormale. Një situatë që ushqen çdo lloj imagjinate. A është p.sh z. Tahiri viktima e tregëtuar e z. Rama me partnerët ndërkiombëtarë? Kurbani i një drejtësie që po kërkohet me ngulm në këmbim të presionit ndaj opozitës? Asgjë nuk përjashtohet më në një vend ku çdo episode normaliteti ngjan përjashtim nga rregulli.
Comments
tregtuar*
tregtuar*
Add new comment