Në shitje...

Postuar në 28 Shkurt, 2019 14:28

Akuza ishte më e rëndë.  Ishte trafik droge, krijim i grupit të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale si grup i strukturuar kriminal. Pas Aldo Bares jam i dyti me këtë akuzë. Nuk kam ndonjë surprizë të madhe prokuroria e komanduar siç e nisi e bitisi

Kështu ka deklaruar sot ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, pas njohjes më akuzat në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Është ndoshta rasti i parë që një ministër akuzohet për krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe kjo përbën rekordin e qeverisë aktuale.

Çfarë përbën interes këtu është akuza e z. Tahiri se prokuroria është e komanduar. Mund të pyesim se nga kush? Përgjigja është e qartë: nga politika. Por nga cili krah sidmos tani kur me ligj është bërë decentralizimi i organit të akuzës. Zoti Tahiri e sheh sot veten në llogoren e një viktime që po shqyhet për llogari politike edhe pse ai është përgjegjësi ekzekutiv i kanabizimit të vendit. Në akuzë është edhe një ish-drejtor policie, ndërkohë që me metrin e kryeministrit çështja e trafikut u zgjidh nga prokuroria e Katanias.

Nga kush po përdoret kjo çështje? Kjo është një pyetje që kërkon përgjigje sepse me të lidhet deri diku edhe lloji i drejtësisë në këtë vend. Qeveria e z. Rama reagoi pak javë më parë pas një vendimi për Dritan Dajtin, duke kërkuar hetim apo rishqyrtim të gjykatësve. Nëse Gjykata do të rrëzojë akuzat për z. Tahiri a do të kemi të njëjtin reagim?

Janë pyetje logjike në një situatë anormale. Një situatë që ushqen çdo lloj imagjinate. A është p.sh z. Tahiri viktima e tregëtuar e z. Rama me partnerët ndërkiombëtarë? Kurbani i një drejtësie që po kërkohet me ngulm në këmbim të presionit ndaj opozitës? Asgjë nuk përjashtohet më në një vend ku çdo episode normaliteti ngjan përjashtim nga rregulli.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

tregtuar*

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.