Zyrtarisht i pandehur. A duhet të kërkojë falje kryeministri?

Postuar në 27 Shkurt, 2019 13:25

Prokuroria ka mbyllur hetimet për Saimir Tahirin. 

Ish-ministri i Brendshëm do të paraqitet të enjten për t’u njohur me akuzat. 

Krahas ish-ministrit të Brendshëm, në cilësinë e të pandehurit janë edhe 3 ish-zyrtarët e lartë të policisë së Vlorës: Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.

Pak ditë më parë Gjykata i dha të drejtë Tahirit, i cili e ankimoi zgjatjen dhe me tre muaj të afateve hetimore. Hetimet për Tahirin nisën në tetor të vitit të kaluar me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe trafik të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Për këtë çështje kryeministri Rama ka deklaruar se mediat duhet t’i kërkojnë falje Tahirit pasi sipas tij prokuroria italiane e çliroi nga akuzat, ndërkohë sot z. Tahiri është nën akuzë. A duhet që z. Rama të kërkojë falje?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.