Gjeni një fjali konsensuale për z. Cakaj!
Në 29 janar të këtij viti, Gent Cakaj ishte ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Të paktën për Teatrin e Operas dhe të Baletit.
Këto ditë, z. Cakaj është shndërruar në zëvendësministër me kompetenca të deleguara për ushtrimin e detyrës së Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Kaq fjalë nxë edhe formati A4.
Teatri i ka të vështirë t’i gjejë fjalët e protokollit sepse në fakt është mësuar të punojë me skenarë autorësh. Pra me tekste të gatshme. Ndaj në kini perëndi, gjejini një titull për të qenë z. Cakaj se pavarësisht të gjithave nuk na ua ka borxh këtë leqendisje falas që po i bëni. Si këshillë po themi se vetë Ministria e Jashtme përdor termin “ministri në detyrë”.
E çuditshme sesi mund të shpikësh gjithë atë fjali!
Comments
Me e sakte do te ishte: ka
Me e sakte do te ishte: ka nderin te ftoje zevendsministrin e Ministrise per Europen dhe Punet e Jashteme, e njekohesisht i deleguar nga kryeministri i vendit Z. Edi Rama si minister i Ministrise per Europen dhe Punet e Jashteme per nje kohe te pacaktuar dhe per te gjitha detyrat ministrore, zotin Gent Cakaj.
Add new comment