Parlamenti portativ i PS-së mund të mblidhet edhe natën
Kryeministri i Shqipërisë mund të bëjë çdo gjë vetëm e vetëm që të mos përmbushë atë që ai e sheh si skenar të opozitës: përballjen e tij me protestën. Masiviteti i dy protestave të fundit dhe dorëzimi i mandateve e kanë evidentuar krizën. Një rrethim i parlamentit në seancë, do ta theksonte gravitetin e saj dhe defunksionalizimin e plotë të institucioneve.
Për këtë arsye seanca plenare është menduar që të zhvillohet sot pasdite, ndërkohë që protesta e opozitës ishte parashikuar për të enjten. Nëse ecet kështu do të kalohet drejt një Parlamenti portativ i cili për shkak të frikës së z. Rama mund të mblidhet edhe natën, e madje edhe në ndonjë tavern apo bujtinë të ndonjë qyteti tjetër.
Ç’të keqe ka këtu?
Comments
Eshte taktike e njohur e Z.
Eshte taktike e njohur e Z. Rama & CO. Edhe Jorgo Goro i organizon ne Kuç mbledhjet e keshillit bashkiak te Himares sa here i duhet te ngrene doren shpejte e shpejte e larg vullnetit te popullit.
Add new comment