Fjalimi që duhet të dëgjojë kryeministri i sotshëm i Shqipërisë
Deklarimi i kryeministrit Edi Rama në një intervistë për “Il Fatto Qutidiano” se në Shqipëri nuk ka revoltë, apo kaos, por vetëm protestë të një grupimi që nuk fiton dot zgjedhjet përbën një hap për të mohuar krizën. Është ajo që është pritur të ndodhte, teksa kryeministri që kaloi pa eksese fazën e përplasjes, po ndërmerr sulmin për të menaxhuar titullimin e kësaj që po ndodh.
Herët apo vonë, nëse opozita nuk lëviz dhe vrullshëm madje, Edi Rama mund të deklarojë edhe se ajo që ndodhi ishte një fat i madh për vendin, ndërkohë që ai është përgjegjës dhe fajtor po kaq sa edhe opozita. Për qeverisjen e tij sidomos. Por këtu çështja është te sjellja e atij që drejton, pasi nga versioni zyrtar përcaktohen deri diku edhe qëndrimet dhe rrjedhja e ngjarjeve.
Për ta kuptuar më mirë diferencën po sjellim një fjalim të Ramiz Alisë, ish-presidenti i vendit në vitin 1991, para anëtarëve të PPSh-së, ku ai flet hapur si për zhvillimet në vend, ashtu edhe për mungesën e kulturës së bashkëjetesës. Askush nuk do ta mendonte se Alia do të tingëllonte kaq realist dhe objektiv sot, kur të gjithë politikanët e krijuar në “epokën e lirisë” gënjejnë kaq shumë dhe vazhdimisht.
Add new comment