ramiz alia
Kokë më kokë më 19 nëntor 1990/Po rishikuam historinë, më mirë të ikim
Më 19 nëntor të vitit 1990 Ramiz Alia, autoriteti kryesor në vend, zhvillon një bisedë me Nexhmije Hoxhën, në cilësinë e drejtueses së Institutit të Studimeve Marksiste – Leniniste. Biseda vjen pak ditë para ngjarjeve të dhjetorit ’90, në kontekstin e një Shqipërie “që zjente” nga kërkesa të shumta për ndryshim, por të cilat ende nuk ishin artikuluar në formë politike.
Uragani demokratik i 8 dhjetorit nisi me Ramiz Alinë si "pioner të demokracisë"
Më poshtë po publikjmë bisedën e zhvilluar mes përfaqësuesve të studentëve dhe ish-presidentit të vendit, Ramiz Alia, mbajtur më 8 dhjetor 1990. Një datë që celebrohet e kujtohet përherë e më shumë duke iu larguar të vërtetës, duke e glorifikuar dhe zmadhuar, duke i mveshur studentëve një ndërgjegje politike, apo shpirt veprimi, që të paktën nga përmbajtja e bisedës nuk duket.
Fjalimi që duhet të dëgjojë kryeministri i sotshëm i Shqipërisë
Deklarimi i kryeministrit Edi Rama në një intervistë për “Il Fatto Qutidiano” se në Shqipëri nuk ka revoltë, apo kaos, por vetëm protestë të një grupimi që nuk fiton dot zgjedhjet përbën një hap për të mohuar krizën. Është ajo që është pritur të ndodhte, teksa kryeministri që kaloi pa eksese fazën e përplasjes, po ndërmerr sulmin për të menaxhuar titullimin e kësaj që po ndodh.
Karikatura(politike) e Ramiz Alisë
Kush e ka ndjekur politikën në këto 25 vite nuk mund t’i ketë shpëtuar diferenca në leksikun politik, por edhe në mënyrën e shprehjes publike mes politikanëve që prodhoi lëvizja e dhjetorit ’90 dhe brezit paraardhës. Nëse do të kishte një letër lakmusi për të testuar dallimin, padyshim që Ramiz Alia do të merrte këtë vend. Ton i butë, asnjëherë zëri i ngritur, asnjë sharje, fyerje, asnjë agresion verbal(heqim këtu mbledhjet e mbyllura të Byrosë).
Sabit Brokaj “rrëzon” Katovicën e Servet Pëllumbit. Dokumente nga Moska erdhën që në vitet ’82-83, por ato i “vaksinonte” Sulo Gradeci
Sabit Brokaj, mjek i Enver Hoxhës dhe ish-ministër Mbrojtjeje, ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Panorama”, ku flet për periudhën e fundit të regjimit komunist në Shqipëri. Brokaj del me një “tezë” që sipas tij i përgjigjet të dhënave zyratare që ai thotë se i ka lexuar përmes azhanseve që i shkonin Enver Hoxhës. Në cilësinë e dëshmitarit, mjeku i Hoxhës thotë se dështimi i socializmit si praktikë dhe komunizmit si teori ishte vlerësuar nga institute studimi në Moskë që në vitet ‘82-83.
Dhjetor, 1990-2015
Sapo na u qetësuan veshët nga zhurma e mitomanëve të nëntorit, kur ja behu zhurma e mitomanëve të dhjetorit.
Qindra njerëz flasin e shkruajnë për ngjarjen që, në mbyllje të vitit 1990, ndau dy epokat: atë të monizmit dhe atë të pluralizmit, gati secili duke shtrembëruar çdo gjë, pa asnjë respekt për të vërtetën, pa asnjë respekt për historinë.
Një rrëfim nga jashtë dhe nga brenda për komunizmin shqiptar
Në një bashkëbisedim krejt të veçantë, një nga protagonistët, avokat Spartak Ngjela, rrëfen historinë e tij të pluralizmit të klonuar shqiptar.
Si ishte jeta në burg? Si arrinit ta kryenit dënimin dhe më pas të dënoheshit përsëri?