Raporti/Turqia e Erdoganit çensuroi 2 950 artikuj online gjatë vitit 2018
Turqia e Recep Erdoganit ka çensuruar 2 950 artikuj online gjatë vitit 2018. Kjo bëhet e ditur nga një raporti i BIA Media”, e cila ka autorizuar një raport të posaçëm për vitin 2018. Sipas këtij dokumenti Ankaraja zyrtare ka vepruar me çensurë edhe ndaj rrjeteve sociale, mediave tradicionale dhe televizioneve. 77 tuite, 22 postime dhe 5 video në Facebook, 10 faqe online, urdhër ndalimi për transmetimin për 3 televizione, 8 gazeta, 2 stacione televizive, 2 letra persona, një raport informativ, një serial televiziv dhe 1 intervistë, janë statistikat e vitit që lamë pas për çensurën në Turqi.
Po kështu Wikipedia, enciklopedia online, qëndroi e bllokuar në vitin 2018 njësoj si viti paraardhës, ndërkohë që mes viteve 2014-2018 në këtë vend u lëshuan 45 urdhëra ndalim transmetimi.
Add new comment