A u gabua me publikimin e pamjeve të banesës së gjyqtarit Damini?

Ky më sipër është mesazhi i kryeministrit Edi Rama pas mësymjes së policisë në shtëpinë e gjyqtarit Skënder Damini.
Komentet e para poshtë statusit i kujtojnë kryeministrit se nuk ka të drejtë të shprehet në këtë mënyrë dhe se po bën politikë me një çështje që i takon gjykatës. Deri në atë moment Damini është i pafajshëm dhe vetëm i akuzuar.
Në një intervistë për Top-Channel avokati i Daminit ka deklaruar se do të kërkojnë dëmshpërblim moral për këtë që po ndodh, pasi policia ka publikuar pamjet e shtëpisë së Daminit.
Është më shumë një çështje kulture politike. Zoti Rama e quan kriminel Daminin dhe kolegët e tij, por duke rrezikur që për interesa immediate politike të dënohet dhe mandej të gjithë të paguajmë. Një gjë është e sigurtë: demokracia me sistemin e vet të së drejtës nuk pajtohet me rrugën e shkurtër dhe kjo nuk është një hollësi apo tekë, por parim funksional.
Comments
Vendimi i gjyqit ishte vertet
Vendimi i gjyqit ishte vertet skandal! 4 te vrare dhe ajd 25 vjet, nga te cilat mund te behen 2/3. Ku jane organet e tjera gjyqsore? Ku jane kolegjet gjyqsore dhe ato juridike? Ku jane apelimet e prokurorise? Ku jane rishikimet nga Gjykata e Larte? Ku eshte vete struktura e Drejtesise? A i lejohet ekzekutivit me ligj te nderhyje ne procese gjyqsore? Cili eshte imuniteti i gjykatesit dhe ne c'rast duhet te hiqet ai dhe nga kush? Shteti duhet te funksionoje me ligje e te jete efikas. Por jo me urdhera ekzekutive! Ne te kundert do te kemi ne nje rast tjeter e ne shume raste te tjera vendime te kunderta te ekzekutivit, kur te jene miqte e tyre. Koha e shout duhet te ike.
Add new comment