Orikum-Dukat, 70 milionë euro për 14.7 km. Deputeti Shehaj: Kushton 16 mln euro
Deputeti i Partisë Demkratike Agron Shehaj, ka deklaruar sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, se koncesioni i rrugës Orikum-Dukat, po u vjedh shqiptarëve 56 milionë euro. Duke folur gjatë diskutimit për projektligjin e ri “Për Partneritetin Publik-Privat”, Shehaj bëri këtë vlerësim:
Koncesioni Orikum – Dukat, 70 milionë euro për rindërtimin e një rruge ekzistuese, një rrugë që maksimumi do të kushtonte 16 milionë euro, sepse nuk po flasim për autostradë, nuk po flasim për tuenele. Nëse kontrata do të firmoset për 70 milionë euro, i bie që 54 milionë euro, në gjykimin tim janë një vjedhje.
Rruga është 14.7 km dhe konsiston në rindërtimin në një shtrat ekzistues, është pa devijime dhe pa nevojën e urave dhe sërish ajo është vlerësuar në 5 milionë euro/km.
Add new comment