Berisha heq videon që denoncoi për të fortin e Shijakut
Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi të hënën një video në të cilën denonconte dhunën e një personi, të cilësuar prej tij si ‘i forti i Shijakut”,
Në mesazhin e publikuar nga ish-kreu i qeverisë në rubrikën e qytetarit dixhital, theksohej se shtetasi, Ndriçim Arapi, nga Shijaku, ka dhunuar një shtatas tjetër, biznesmen, dhe ndaj këtij të fundit ka vendosur disa herë gjoba.
“Miq, ne narkoshtetin e Kakistokracise ligjin e bejne bandat. Shikoni videon se si te fortit ne Shijak, rrahin biznesmenin ne qender te qytetit. I forti e ka gjobitur pese here ate por narkopolicia ka ndare parate e gjobave me te dhe gjithnje e ka lene te lire. Kjo eshte klima e biznesit ne Narkoshtetin e Kakistokracise! Sb”- shkruante Berisha.
Por çuditërisht, postimi i një dite më parë nga Berisha është hequr prej tij nga faqja on line e profilit të tij në facebook. https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/285743938753115/?__tn__=K-R
Add new comment