Kushti publiçitar, a duhet të japë sqarime Ilir Meta? (Video)
Me një dalje në orët e vona në Facebook, kryeministri u përpoq të rregullonte disi imazhin e degraduar që prodhoi debati në seancën e parlamentit. Në morinë e deklaratave që u lëshuan pa doganë, kaloi si pa u vënë re një deklaratë e Berishës se Ilir Meta e detyroi Edi Ramën të njihte djalin si kusht për kandidimin për kyetar bashkie.
Nuk është hera e parë që opozita merret me jetën private të zotit Rama dhe kjo e ka ndihmuar kryeministrin të investohet në publicitetin e një njeriu familjar. Rastësi ose jo, ai u martua me zonjën Linda Rama para zgjedhjeve të 2013, duke patur në krah edhe djalin për të cilin akuzohet sot se e njohu për hir të kandidimit si kryetar bashkie.
A është në fakt kjo kjo akuza që detyroi kryeministrin Rama të reagojë në mbrëmje vonë apo kjo ishte një manover per t’i hequr shikueshmerinë Hashim Thaçit te News 24. Në rubrikën :"Përgjigjia ime", kryeministri i kushtoi një minutazh të gjatë kësaj çështjeje.
Por a duhet ta sqarojë edhe presidenti këtë histori që edhe emri i kryeministrit tonë të nderuar të mos njolloset?
Add new comment