Kodet e Rilindjes/Jo Bahri Shaqirit, ish-drejtor i ShISh-it. Po Rrumbullakut të 28 majit 1996
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/01/91008548-35FB-477E-BFE1-17672C304BF1_2019_01_21_13.jpeg?itok=sJH3P3_6)
Sot Presidenti i Republikës ka propozuar Bahri Shaqirin për pozicionin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Deputetët socialistë dhe mediat e pushtetit u lëshuan me paragjykimin se Shaqiri është njëri i afërt i Metës duke i hapur luftë personit që dikur me propozim të socialistëve u bë drejtor i Shërbimit Informativ.
Po sot, në media ka dalë lajmi se Drejtor i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit, është emëruar Muhamet Rrumbullaku. Ky ngjan të jetë kandidaturë e pranueshme për Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn, por p.sh ndoshta zv.kryeministrit Erjon Braçe i sjell ndërmend tjetër gjë. Zoti Braçe sjell shpesh në internet një foto personale i keqtrajtuar në 28 maj 1996 pas zgjedhjeve parlamentare. Shpresojmë që kujtesa mos ta ketë lënë, sa të ketë harruar emrin e Muhamet Rrumbullakut meqenëse kryeministri është specie që ka evoluar në çështje të kujtesës.
Add new comment