Sa kushton çmenduria jonë si shoqëri?
Huffingtron Post shkruan se sëmundjet mendore do të kushtojnë deri në 16 trilionë dollarë deri në vitin 2030. Bëhet fjalë për sëmundje mendore që nuk kurohen brenda spitaleve psikiatrikë por është një “çmenduri” e manifestuar si prirje sociale. Por edhe sëmundja si e tillë, patologjia sa vjen dhe merr përmasa të mëdha. Lancet vlerëson se deri në vitet e fundit kostot po rriten në nivel global, aq sa edhe Forumi Botëror Ekonomik do të ketë në qendër të vëmendjes shëndetin mendor.
Për ta rrokur më mirë dukurinë në shërben një ven fqinj si Italia, me të cilin ngjajmë shumë. Në një intervistë të vjetër, por aktuakle për HP, profesori Vittorino Andreoli thotë se e gjitha “kultura” e të “jetuarit” në Itali është provë e sëmundjes mendore.
Ne jetojmë në një katastrofë, por ne besojmë se nesër në orën 8:00 do të ndodhë një mrekulli që ndryshon jetën tonë. Në pritje të Godosë, i cili nuk është gjëkundi. Por ec e shpjegojua këtë italianëve. “Çfarë dreqin do?”, do të të përgjigjen. Nesër në 8:00 vjen Godoja
thotë Andreoli, i njohur ndërkombëtarisht në fushën e psikiatrisë.
Miracoloja e italianëve ndjen mungesën e shenjtëve, ndërkohë që të tjera aspekte na përngjasojnë shumë edhe ne shqiptarëve. Është ajo maska e përditshme e njeriut që do të relatohet me shoqërinë me një tjetër status nga ai i jetës së vet.
Mendoni për ata që shkojnë me pushime. Ata thonë se kanë qenë jashtë për dy javë, në fakt kanë qenë vetëm një javë. Ose thonë se kanë një ballkon me pamje të jashtëzakonshme, por jetojnë në garsoniere me një dritare të vetme dhe një vazo me lule të thata në parvazin e saj. A nuk është madhështore? Dhe pasionin e të rrëfyerit, kur kthehen në shtëpi e kanë bindur veten se kanë vërtet një ballkon plot me bimë e luleMendoni për ata që shkojnë me pushime. Ata thonë se kanë qenë jashtë për dy javë, në fakt kanë qenë vetëm një javë. Ose thonë se kanë një ballkon me pamje të jashtëzakonshme, por jetojnë në garsoniere me një dritare të vetme dhe një vazo me lule të thata në parvazin e saj. A nuk është madhështore? Dhe pasionin e të rrëfyerit, kur kthehen në shtëpi e kanë bindur veten se kanë vërtet një ballkon plot me bimë e lule
vijon Andreoli.
Këtu në ndihmë vjen Facebook, Instagram, fotot e krijuara për të përcjellë jetën e lartë të gjithësecilit, për të cilën vërshojnë lajket dhe zilia. Sa më e fortë ngjyra e kartolinës, aq më bosh jeta e një shumice që po harron veten duke imagjinuar diçka që nuk është e mundshme. Italia është çmendina. Po Shqipëria është çmendinë, apo mos ndoshta me dhunën e vet të paprecedentë i duhet vënë një emër tjetër: Shkallminë. Sepse nga i çmenduri tek i shkalluari ka ndryshime. Ndoshta i shkalluari është më i sinqertë, por gjithësesi nuk është në rregull. Edhe pse mbi këtë kriter ne kemi rastin të dallojmë se kush janë të shkalluarit dhe kush janë të çmendurit, kush është performues dhe rron për imazh e kush nuk duron dot më të jetë akush në oqeanin e madh të dikushëve fotografikë.
Cilat janë simptomat e sëmundjes mendore të Italisë, profesor Andreoli?
Unë kam identifikuar katër prej tyre. Të parin do ta quaja "mazokizëm i fshehtë". Të ndierit mire edhe kur të trajtojnë keq, madje pothuajse të ndjesh kënaqësi nga kjo. Megjithatë, prapa maskës së ekzibicionizmit.
Më ndihmoni ta kuptoj këtë çështjen e maskës.
Epo, mjafton të dëgjosh vetëm italianët dhe historitë e mrekullueshme të pushimeve dhe festave të tyre, të familjeve të tyre. Bëra këtë, bëra këtë. Isha në X restorant, natyrisht më i shtrenjti. Djali im është i jashtëzakonshëm, i vogli pastaj ... ".
Pra, ekzibicionistë…
Natyrisht, kjo është maska nën të cilën fshihet mazokizmi. Dhe pastaj mbani parasysh se, në përgjithësi, ekzibicionizmi është një çrregullim i seksualitetit. Ata që e kanë këtë çrregullim tregojnë organin e tyre, por jo sepse është i fuqishëm. E bëjnë këtë për të kompensuar impotencën.
Kjo më sjell ndërmend disa politikanë. Madje njërin në mënyrë të veçantë…
Mendoni çfarë të doni. Unë jam psikiatër dhe flas për këtë simptomë të italianëve, ne italianëve. Flas për mazokizmin e maskuar me ekzibicionizëm të tipit: Unë nuk kam asnjë lirë, por e tregoj portofolin, edhe pse në të nuk ka asgjë. Ose: Unë jam i vjetër, por vesh një palë xhinse për t’u dukur më i ri dhe një guaskë në një vend që e keni parasysh vetë, në mënyrë që të duket se ka diçka aty ku në të vërtetë nuk ka asgjë.
Simptoma e dytë?
Individualizmi i pamëshirshëm. Dhe ki parasysh se e kam me merak këtë mbiemër. Për shkak se një individualizëm i caktuar është normal, njeriu duhet të ketë identitetin e tij të cilit i është kushtuar nderim. Por kur bëhet i pamëshirshëm ...
Bëhet i keq...
Po, por i pamëshirshëm është edhe më shumë se kaq. Imagjinoni dhjetë njerëz në një varkë shpëtimi, një det të trazuar dhe rreziku i mbytjes. Këtu, në vend që të themi "çfarë mund të bëjmë së bashku ne të dhjetë për të shpëtuar?", nis egoja. Unë bëj kështu, unë mund të notoj, ia dal në këtë mënyrë ... individualizmi i pamëshirshëm, që më së shumti shtrihet deri te një klan i vogël. Ndoshta deri te vajza që është me ju në varkë. Te dashnorja para gruas, ndoshta deri te një mik. Pra, kur flasim për grupin, ne fakt flasim për individualizëm të zgjeruar.
Simptomë e tretë e sëmundjes mendore italiane?
Aktrimi.
Aktrimi?
Po, po, pikërisht kështu. Ne nuk ekzistojmë nëse nuk flasim. Ne ekzistojmë për atë që themi, jo për atë që kemi bërë. Këtu është patologjia e aktrimit: italiani vesh maskën dhe nuk e di më se cila është fytyra e tij. Shikon një shfaqje në teatër apo në një film, por nuk i mjafton. Jo, ai ndihet mirë vetëm nëse aktron, nëse ai bëhet aktori. Shikon filmin dhe flet. Ah, sa e mrekullueshme: po flas, të gjithë duhet të më dëgjoni. Por, a i keni parë britanikët?
Çfarë bëjnë anglezët?
Ata nuk flasin kurrë. Ndërsa ne flasim edhe ndërsa dëgjojmë muzikë, edhe kur lexojmë gazetën. Më lejoni të kujtoj dikë që i ka kuptuar shumë mirë italianët: Luigi Pirandello. Ai e kuptoi çmendurinë sepse kishte një grua të sëmurë mendërisht. “Një, asnjë dhe njëqind mijë” është një nga veprat më të mëdha të shkruara ndonjëherë dhe është e përkryer për të kuptuar sëmundjen tonë mendore.
Le të kthehemi te simptomat, profesor.
Jo, jo. Të mbetemi te maska. Mendoni për ata që shkojnë me pushime. Ata thonë se kanë qenë jashtë për dy javë, në fakt kanë qenë vetëm një javë. Ose thonë se kanë një ballkon me pamje të jashtëzakonshme, por jetojnë në garsoniere me një dritare të vetme dhe një vazo me lule të thata në parvazin e saj. A nuk është madhështore? Dhe pasionin e të rrëfyerit, kur kthehen në shtëpi e kanë bindur veten se kanë vërtet një ballkon plot me bimë e lule. Dhe pastaj është simptoma e katërt, shumë e rëndësishme. Ka të bëjë me besimin ...
Me besimin nuk bëhet shaka.
Jo me besimin në Zot, mos të merremi me atë. Unë flas për të besuarit. Të mendosh se nesër, në orën tetë të mëngjesit do të ndodhë një mrekulli. Pastaj, nëse e bën Zoti, Shën Xhenaro ose dikush tjetër, kjo nuk ka rëndësi. Shkurtimisht, për të kuptuar, ne jetojmë në një katastrofë, por ne besojmë se nesër në orën 8:00 do të ndodhë një mrekulli që ndryshon jetën tonë. Në pritje të Godosë, i cili nuk është gjëkundi. Por ec e shpjegojua këtë italianëve. “Çfarë dreqin do?”, do të të përgjigjen. Nesër në 8:00 vjen Godoja. Pra, nuk ia vlen të bësh asgjë. Është një besim i pabesueshëm, edhe pse kur e thua kështu, duket një paradoks. Kujt i bëhet vonë nëse na qeveris njëri apo tjetri, nëse vjen Zoti apo Berluskoni, kujt i bëhet vonë për llogaritë apo auditet, në fund të fundit nesër në 8:00 ndodh mrekullia.
Mazokizëm i fshehur, individualizëm i pamëshirshëm, aktrim, besim te mrekullitë. Kemi përfunduar keq, profesor Andreoli.
Pikërisht kështu, asnjë psikiatër nuk mund ta shpëtojë këtë pacient që sot është Italia, nuk mundem as t’ia heqë këto simptoma sepse pa to do ta ndiente veten të vdekur. Nëse do t’i hiqja maskën, do të turpërohej, sepse e kemi humbur fytyrën kudo. Nëse do t’i hiqja besimin, do t’i dukej vetja meskine. Pra, nëse do ta trajtonim këtë pacient siç e do arsyeja, sipas psikiatrit, do ta vendosim në një situatë që vetëm do ta përkeqësonte. Si përfundim, pa këto simptoma, populli italian nuk do të kishte rrugë tjetër veçse të shkonte drejt një vetëvrasjeje masive.
Po atëherë?
Atëherë do të na duhej çmendina. Por meqë jemi shumë, e vetmja mundësi është që çmendina është vetë Italia. Dhe i vetmi i shëndoshë, që mund të jetë psikiatri, në sytë e të gjithë këtyre të sëmurëve shihet si i çmendur.
Bëni shaka apo e keni seriozisht?
Unë u përpoqa të përdor një ton realist me ironi, një ton italian. Por tani po ju them se çdo kriter i ekonomisë së mirë apo i politikës së mirë për ne nuk funksionon, sepse në këtë moment sëmundja jonë shihet si shpëtim. Është sikur t'i thosha një besimtari se Zoti nuk ekziston dhe se, në vend që të lutet, duhet të shkojë në shesh për të bërë revolucionin. Ose, si psikiatër, duhet t'u them të gjithë atyre që janë me pushime, por në realitet nuk e bëjnë aspak të tilla sepse nuk kanë një lirë në xhep, kthehuni në shtëpi dhe dilni në shesh, shkoni të votoni, hiqjani fuqinë atij që thotë se duhet rrëzuar autoriteti gjyqësor sepse nuk bën atë që thoni ju. Por nuk do ta bënin këtë, sepse vënë maskën dhe thonë se çdo gjë është në rregull.
Shikoni, profesor, se ata nuk janë të gjithë të sëmurë. Ka gjithashtu shumë të shëndetshëm në qarkullim. Sipas mendimit tuaj, çfarë bëjnë ata?
Ata qajnë, ankohen. Por nuk janë të shëndetshëm, ata janë të sëmurë gjithashtu. Ata janë pranë një depresioni që ne psikiatrit e quajmë anaklitica. Kam parasysh njerëzit e kulturës, ata të vërtetit. Ata që tani lexojnë vetëm Ungaretti-n dhe ndoshta atë varg të mrekullueshëm që i përshtatet një pacienti si Italia që sapo e analizuam, dhe që thotë pak a shumë: njeriu ... i goditur në buzë të greminës te fija e tij prej merimange.
Po ju, pse nuk largoheni?
Sepse unë jam psikiatër dhe shoh njerëz shumë më të dëshpëruar se vetja.
Faleminderit për seancën, profesor.
Ju lutem.
Comments
Edhe vete mosarsimimi
Edhe vete mosarsimimi galopant eshte nje shenje e mjaftueshme per te dalluar drejt kujt rruge po shkojme!
Add new comment