Andrea Purgatori
27 vjet më pas/Fije që lidhin vdekjen e Falcones me Gladio: Cosa Nostra vetëm shtypi butonin
27 vjet pas vrasjes së gjykatësit Giovanni Falcone, të dhëna të reja kanë dalë në sipërfaqe të cilat vënë në dukje një vrasje me sfond politiko-mafioz, në ndryshim nga ideja e krijuar deri më sot për një atentat që kishte të bënte kryesisht me hakmarrjen e Cosa Nostras dhe konkretisht klanit korleonez që drejtonte asokohe. Në një dokumentar 2.35 orë të gjatë, gazetari Andrea Purgatori ka sjellë intervista dhe dëshmi, ka bërë një sintezë të plotë të asaj që ndodhi më 23 maj 1992, ku makina e Falcones u hodh në erë në autostradën A29 në afërsi të Capaci në Siçili.
Sa kushton çmenduria jonë si shoqëri?
Huffingtron Post shkruan se sëmundjet mendore do të kushtojnë deri në 16 trilionë dollarë deri në vitin 2030. Bëhet fjalë për sëmundje mendore që nuk kurohen brenda spitaleve psikiatrikë por është një “çmenduri” e manifestuar si prirje sociale. Por edhe sëmundja si e tillë, patologjia sa vjen dhe merr përmasa të mëdha. Lancet vlerëson se deri në vitet e fundit kostot po rriten në nivel global, aq sa edhe Forumi Botëror Ekonomik do të ketë në qendër të vëmendjes shëndetin mendor.