BE-ja, gjobë 200 milionë € Greqisë. Lejoi futjen e mallrave kineze nën vlerë
Zyra kundër Mashtrimit në Bashkimin Europian, ka gjobitur Greqinë me 200milionë euro për shkak se kjo e fundit nuk ka arritur të ndalojë një skemë mashtrimi të madhe nga grupet kriminale kineze që importonin mallra me çmim shumë të lirë përmes portit të Pireut. Importuesit kinezë ja dolën të shmangin detyrimet e ndryshme përfshirë TVSh-në(tatimin mbi vlerën e shtuar), duke kryer veprimtari ekonomike jashtë kontrollit.
Sipas zyrës së BE-së, hetimi ka nxjerrë në evidencë mashtrimin me importon e mallrave tekstike dhe këpucëve nën vlerë që janë futur në Greqi për periudhën 1 janar 2015 deri në 31 maj 2018. Për këtë arsye pala greke është gjobitur. Porti i Pireut menaxhohet nga Cosco Shipping, kompani shtetërore kineze dhe nga Kina konsiderohet si pjesë e projektit “Një brez, një rrugë”.
Add new comment