Krizë e opozitës/ Në zgjedhjet europiane, jelek-verdhët do të merrnin 12%
Po sikur jelek-verdhët të kalonin nga rruga te kutia e votës? Një sondazh i realizuar më 5 dhe 6 dhjetor, i porositur nga Republika në Udhë dhe i realizuar nga Ipsos*, një kopje të të cilit e ka siguruar edhe JDD, ka testuar hipotezën e një liste me ngjyrat e jelek-verdhëve në zgjedhjet europiane. Sikur zgjedhjet të bëheshin të djelën tjetër, një listë e tillë do të arrinte 12%. Larg nga lista e Modem (21%) por në garë për vendin e dytë.
Lista e Bashkimit Kombëtar (RN) është në 14%, EELV merr 13%, republikanët arrijnë në 11% dhe Franca e Panënshtruar (LFI) arrin 9%. Duke qenë se jelek-verdhët deklarohen apolitikë, kërkesat e tyre janë të ndryshme, nuk arrijnë as të ndajnë një zëdhënës të qartë (disa arrijnë deri në kërcënime për ata që flasin me qeverinë), një listë e tillë duket e pamundur.
Së pari do të duhej që të kishin një program. Por ama realizimi i një skenari të tillë do të shkartiste lojën. Përqindjet e RN dhe LFI në mungesë të jelek-verdhëve do të ishin më të larta. Grupimet e tjera nuk do të ndryshonin. Pra janë zgjedhësit e Marine Le Pen dhe Jean-Luc Melenchon që do të dëmtoheshin nga një listë e jelek-verdhëve.
Ngelet për të parë ku do të jenë jelek-verdhët pas 6 muajsh.
* Sondazh i realizuar me një kampion prej 957 vetash.
Burimi: https://www.lejdd.fr/
Add new comment