Një teori e re mund të shpjegojë materien e errët

Postuar në 06 Dhjetor, 2018 13:38

Shkencëtarë të universitetit të Oksfordit pretendojnë se kanë gjetur shpjegim për një nga misteret më të mëdha të fizikës moderne: materien e errët dhe energjinë e errët. Material e errët është një formë hipotetike e materies që mendohet se përbën 95% të materies në univers. Nuk ka një vëzhgim të drejtpërdrejtë të saj, por ekzistenca e saj është hipotetizuar përmes ndikimit të fushës gravitacionale që ajo ushtron, pasi ajo nuk ndërvepron me dritën. Modeli standard i fizikës për universin nuk thotë ndonjë gjë për të dyja këto kategori, ndërkohë që në Oksford mendojnë se zgjidhja shpjeguese është unifikimi i materies së errët dhe energjisë së errët në një dukuri të vetme: një fluid me masë negative.

Ne mendojmë se material e errët dhe energjia e errët mund të unifikohen në një fluid me një lloj graviteti negativ që shtyn çdo gjë rreth vetes. Ndonëse kjo materie është e çuditshme për ne, ajo sugjeron se kozmosi ynë është simetrik si në cilësitë negative, ashtu edhe ato pozitive

shprehet James Farnes nga ky universitet.

I njëjti shkencëtar sugjeron një shpjegim edhe për masën negative që më parë është përjashtuar si mundësi. Sipas tij në univers ka një tensor të krijimit që mundëson krijimin e masës negative në vazhdimësi çka shpjegon se përse me zgjerimin e universit kjo masë nuk pakësohet. Nga ky vëzhgim shekncëtarët mendojnë se fluidi i propozuar si shpjegim është identik me energjinë e errët që sipas fizikantëve përbën forcën kryesore në zgjerimin e universit me një ritëm të përshpejtuar.

E njëjta teori mund të shpjegojë edhe sjelljen e çuditshme të galaktikave që sipas vëzhgimeve rrotullohen aq shpejt saqë duhet të shkatërroheshin. Ajo që duket se i mban të lidhura është një aureolë e padukshme e materies së errët.

Rezultati i kësaj qasjeje të re duket i bukur: energjia dhe material e errët mund të unifikohen në një substancë të vetme, me të dyja efektet që mund të shpjegohen thjesht: material me masë pozitive që bën sërf në një det të masave negative…Nëse është e vërtetë, do të na sugjeronte se pjesa e munguar e 95% të kozmosit ka një zgjidhje estetike: ne kemi harruar të përfshijmë një shenjë minus

shton Farnes.

Sipas tij, teoria do të testohet duke përdorur teleskopë modernë, një prej të cilëve është duke u ndërtuar.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ha-ha-ha, shkencetaret e Oksfordit na vijne tani me ato teori te shek. XIX, qe flisnin per forcen terheqese dhe shtytese te materies! Keta shkencetare na e paskeshin harruar dualitetin! Oh, Zot, c'po na degjojne veshet!
Sa per referim hapni librin e F.Engelsit "Dialektika e Natyres", aty keni nje permbledhje te teorive te kohes mbi hapsiren.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Si perhere me shkencat e sotme, teori te vjetra nen terminollogji te reja. Teoria e terheqjes dhe debimit (shek. XVIII-XIX) eshte zevendesuar sot nga materia e dukshme me gravitetin e saj dhe energjia e erret me shtytjen e saj; kesaj tani i japin apriori shenjen minus, negativitetin, nderkohe qe shekujt e kaluar te dyja shenjat (pozitivja dhe negativja) i visheshin hipotetikisht te gjithe trupave ne Hapsire.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.