Gënjeshtrat pa këmbë të qeverisë

Postuar në 21 Nëntor, 2018 12:03

Sot ka folur – në mënyrë shtjelluese – për ndërtimet në Unazën e Re, kryeministri Edi Rama. Ndër të tjera ai tha:

Të thonë që kemi fut letrat për legalizim nuk do të thotë që ata janë në rregull dhe do t’i marrin. Ata që kanë ndërtuar pa leje, kërkojnë dëmshpërblim 100% për çfarë? Mbi cilin ligj? Me ç’të drejtë morale? Nga ku? Nga buxheti i shtetit? Që është kontributi i të gjithëve për shkolla, kopshte etj.? Me këto para ne të dëmshpërblejmë zaptuesit që kanë ndërtuar shtëpi në zonë? Ata njerëz të largohen nga rruga që kanë bllokuar dhe t’i hapin rrugë zhvillimit dhe të mos turpërojnë veten dhe familjen, dhe të mos bëhen gazi i botës dhe mish për top i opozitës

Këto teza shkruante dje edhe Spartak Ngjela që fliste për ligjin e dëmshpërblimit. Turpi është i qeverisë në këtë rast për një arsye që është zyrtare: shumica e njerëzve kanë bërë vetëdeklarimin e objekteve që në vitin 2005. Sa vite duhet të kalojnë që qeveria, sidomos kjo e këtij kryeministri që del e shpërndan tapi lart e poshtë, të japër përgjigje nëse objekti legalizohet ose jo?

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra thonë. Kjo e z. Rama nuk ka këmbë fare sepse s’ka nevojë. Ajo del sapo thuhet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.