Franca i kërkon falje Serbisë

Postuar në 13 Nëntor, 2018 11:48

Një flamur i Kosovës i vendosur në ceremoninë përkujtimore të Luftës së Parë Botërore në Paris ka provokuar incident diplomatik mes Serbisë dhe Francës, 
Ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni citohet të ketë kërkuar falje ndaj presidentit serb Aleksander Vuçiç dhe popullit serb. Gjatë një interviste për Prva Tv,  Mondoloni u shpreh më tej se Franca është shumë e afërt me Serbinë. 

Serbia humbi thuajse një të tretën e popullsisë së vet në Luftën e Parë Botërore, 62% të meshkujve të vet. Nuk e di çfarë ndodhi në Paris. Them se ishte një gabim për të ardhur keq dhe ne i kërkojmë presidentit Vuçiç dhe popullit serb të pranojë ndjesën tonë

është shprehur ambasadori francez. 

Ai ka shtuar më tej se nuk ka patur ndonjë hierarki protokollare për Kosovën në raport me Serbinë, duke u justifikuar se 

Thaçi ishte ndoshta në fokusin e kamerave

Ne duam të një miqësi të fortë me Serbinë dhe presidenti ynë Macron do të vizitojë Serbinë në fillim të dhjetorit. Kjo ka rëndësi të madhe sepse asnjë president francez nuk e ka vizituar Serbinë në 17 vjet 

ka thënë Mondoloni. 

Mediat serbe kanë vënë në dukje se Thaçi qëndronte i ulur ne rreshtin e dytë, pas presidentit rus, Vladimir Putin dhe kjo aludohet se ka qenë një hollësi protokollare që thekson rëndësinë që i është dhënë presidentit të Kosovës.

Comments

Submitted by Uns (not verified) on

Po si mund te mungonte ne faqen tuaj te pare nje lajm Serbo-Madh?!
Pse nuk percillni edhe ate vendimin e gjykates ne beograd kunder perdorimit te termave diskriminues ndaj shqiptareve nga gazetat? Apo sju a ka percjell itar-tassi si lajm?

Submitted by Anonymous (not verified) on

Sa mire e ke ti komentues me lart! Ne lexuesit ketu ne Kore te Veriut nuk duhet te marrim vesh ndonje lajm nga bota revizioniste. Duhet te na jepen lajme ku te flitet mire vetem per ne. Kurre ndonje lajm te mire per serbet, sepse semuremi dhe dridhemi nga inati!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.