Arena Kombëtare, Duka kërcënon me gjyq Ahmetajn
Teksa po shkojnë duke u mbyllur punimet për stadiumin e ri Arena Kombëtare, Fderata Shqiptare e Futbollit paralajmëron se do të çojë në gjyq Ministrinë e Financave, pasi sipas FSHF-së Komisioni i Apelit refuzon të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga FSHF në stadiumin “Arena Kombëtare.
Kjo do të thotë sipas Federatës se këtij investimi i mungojnë afërsisht 2 milionë Euro dhe se praktikisht përfundimi i punimeve të stadiumit vihet seriozisht në pikëpyetje.
“Në bazë të VKM Nr.953, datë 29/12/2014, neni 5, pika 5, Qendra Sportive Kuq e Zi, ka bërë deklarimet kronologjike në librat e blerjes dhe shitjes të TVSH-së, duke konsideruar dhe deklaruar se qiradhënia e ardhëshme do të jetë e tatueshme. Këtë shpjegim nuk po e bëjmë për Komisionin e Apelit që sillet si një grup “tifozësh ultras”, por për ata që e dinë dhe e kuptojnë këtë procedurë ligjore”- thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Më tej Federata thekson se do t’i drejtohet Gjykatës, për këtë çështje, përfshirë dhe komentin se “një grupi burokratësh të shtetit dhe të politikës, ende nuk ju ka dalë mërzia, që Shqipëria u kualifikua në “EURO 2016”, dhe janë akoma më të mërzitur që Tirana po bëhet me një stadium modern”.
Add new comment