Kreu i PD-së flet për rikthimin e dënimit me vdekje
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklarohet pro dënimit me vdekje, duke shtuar madje se në momentin kur ai të vijë në pushtet, do të organizojë referendum.
Unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje t’ia shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do të marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin
citon “Vizion Plus” Bashën pas vizitës që ai kreu në Mat ku së fundmi një person vrau tre të tjerë.
Deklarata është disi e pazakontë për drejtuesin e një prej dy forcave kryesore politike në vend për shkak të angazhimeve që Shqipëria ka marrë që nga vitet ’90. Në Europë I vetmi vend që nuk ka hequr dënimin kapital është Bjellorusia.
Add new comment