Kush është ministri që nuk kallëzon në Prokurori dhunën ndaj një të afërmit të vet?
Gazetari Lorenc Vangjeli ka deklaruar dje se pak kohë më parë, ka ndodhur një ngjarje e cila ka përfshirë të afërmin e një ministri.
'I afërmi i një ministri u masakrua nga një personazh i botës së krimit, u mbajt e fshehtë. Të dy këta patën një marëdhënie shumë të “çuditshme” me njëri-tjetrin në lidhje me një shumë prej disa dhjetëra mijëra eurosh’
është shprehur ai në një diskutim në Televizionin Publik Shqiptar.
Rasti në fjalë, i hedhur në qarkullim vetëm dje, meriton vëmendje.
Kemi një ministër të kabinetit të z. Rama që ka konflikte direkte me njerëz të krimit siç na thotë Vangjeli dhe asgjë nuk është ndjekur në rrugë institucionale. Nuk ka as kallëzim penal, as publikim. Heshtje. Dhe me heshtje ose dëshmohet frika, ose blihet diçka tjetër.
Pse vallë ministri në fjalë nuk e adreson problemin në Prokurori? Mbi ç’bazë do besojnë më tej qytetarët e thjeshtë policinë, apo shtetin dhe qeverinë, kur një anëtar i kësaj të fundit nuk ka besim te to? A e di ky ministër që me këtë sjellje po del kundër frymës së reformës në drejtësi, por adopton një kod mafioz dhe në fund po konsumon ndoshta një vepër penale?
Comments
mashtrime e shpifje
Shpif Lorenci o cuna, si e hani kete. Megjithate te mbrojt jeni se ajo paketa antishpifje (ajo me grusht) denon mashtruesin ne origjine, jo raportuesin.
Add new comment