Meta No Coment
I pyetur për propozimin e Lulzim Bashës që kushtetuta të amendohet për të kaluar në proces vetting-u edhe politikën, presidenti Ilir Meta ka anashkaluar një përgjigje të drejtëpërdrejtë, duke folur teorikisht për sfida dhe lexime të kundërta në politikën që sot përfaqësohet nga Partia Socialiste dhe PD e LSI nga ana tjetër.
“Nuk kam asnjë koment për iniciativa, por shpresoj në një bashkëpunim dhe lexim të përbashkët të atyre sfidave me të cilat duhet të përballet politika shqiptare, në mënyrë të bashkuar për të garantuar pikërisht çeljen e negociatave më anëtarësim vitin e ardhshëm”-deklaroi presidenti.
Meta u pyet edhe për shtyrjen e ligjit për teatrin duke thënë se “Kuvendi është sovran për të vendosur sipas procedurave dhe përgjegjësive të veta dhe unë s’kam asnjë koment për këtë çështje”.
Add new comment