Biba: Do t’i drejtohem Gjykatës së Strasburgut për të sqaruar çështjen

Postuar në 30 Gusht, 2018 10:56

Sot, zv. kryetari i KQZ-së, Denar Biba ka reaguar ndaj akuzave që janë ngritur ndaj tij në media. Më poshtë pjesë nga deklarata: 

Ju kam thirrur për të ndarë komunikimin tim të fundit për këtë çështje që mori më shumë prezencë në mediat. Gjykata e Strasburgut foli duke prezumuar të vërteta ato që ka nxjerrë media, që ka konfirmuar variantin tim të së vërtetës. Varianti i plotë do mësohet kur media të nxjerrë të plotë audion.

Deri atëherë, një zyrtar shqiptar, unë praktikisht kam takuar një gjykatës të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut dhe i kam kërkuar të asistonte me dijeninë tij për të mundësuar shtyrjen e një afati të një detyrimi që në atë moment ku qeveria shqiptare sapo ishte krijuar mund të vinte në pozitë të vështirë financat shqiptare.Ledi Bianku e ka konsideruar bisedën me mua një qasje të papërshtatshme.

Gjykata pranon referimin e anëtarëit të saj për një qasje të përshtatshme, por jo ndikim apo shantazh. Më vjen keq që Bianku nuk e ndau këtë qasje të tij në atë moment dhe të thoshte se mënyra që po i drejtohesha ishte e papërshtatshme. Askush nuk ka guximin për të publikuar audion e plotë.

Fakti që gjykata nuk reagoi atëherë, nuk mbajti asnjë lloj qëndrimi ndaj Shqipërisë tregon sesa i parëndësishme ishte kjo bisedë. Në asnjë lloj rrethane nuk ka qenë e atillë që të shqetësonte gjykatën, ajo u përdor vetëm për teatrin politik shqiptar. Kjo histori po shëndrrohet në shantazh në punën time te KQZ në prag të fushatës zë zgjedhjeve.

Kam vendosur ti drejtohem me letër Presidentit të Gjykatës së të drejtave të njeriut dhe ti shpreh shqetësimin tim për manipulimin e kësaj situate dhe individë që punonin në atë gjykatë, apo struktura të gjykatës që kanë përgjuar pa asnjë lloj mandati dhe paralajmërimi. Jam i bindur se gjykata do të reagojë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.