Presidenti: Kundër çdo modeli të ndryshimit të kufijve

Postuar në 29 Gusht, 2018 10:53

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë së fundmi me një qëndrim të vetin për negociatat Serbi-Kosovë dhe idenë e homologut të tij kosovar, Thaçi për korrigjim kufijsh. Në një intervistë për Albanian Daily News, Meta shprehet kundër çdo modeli të tillë që sipas tij vë në rrëzik stabilitein e rajonit. 

Çdo tentativë për të imponuar modele të ndryshimit të kufijve, jo vetëm do të cenonte stabilitetin e rajonit por do të vinte në rrezik edhe frymën dhe parimet e BE-së për të cilat ajo është investuar nga themelimi i saj deri sot. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është realitet i njohur dhe i pranuar tashmë nga një shumicë bindëse e vendeve anëtare të OKB-së.
Kosova është sot anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare dhe rajonale. Unë mbështes qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë në përkrahje të përpjekjeve të qeverisë së Kosovës për ruajtjen e stabilitetit, integritetit territorial, karakterit multietnik të shtetit të Kosovës dhe garancive të rëndësishme ndërkombëtare, Plani Ahtisari e Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës, i cili legjitimoi të përputhshëm me të Drejtën Ndërkombëtare Pavarësinë e Kosovës

është shprehur ndër të tjera ai. Meta është zyrtari i dytë i shtetit shqiptar që dle kundër kësaj ideje pas ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati,  i cili para disa ditësh u shpreh thuajse me të njëjtën gjuhë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.