Serbia, Vuçiç paralajmëron rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Presidenti serb, Aleksandër Vuçic, ka deklaruar sot se Serbia mund të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Ai ka folur në një konferencë për shtyp pas një stërvitjeje të zhvilluar në aeroportin e Batanjicës, duke sqaruar se detyrimi ushtarak, nëse do të hyjë në fuqi, do të jetë nga 3 në 6 muaj. Sipas Vuçiç, kjo masë do të shërbejë për të parandaluar çdokënd që synon të kërcënojë Serbinë.
Vitin e kaluar Vuçiç u kritikua për faktin se Serbia nuk ka një shërbim ushtarak një vjeçar, ndërkohë që sipas tij, aktualisht po kritikohet se po çon Serbinë në luftë. Beogradi zyrtar ka tre vjetr që ka shtuar buxhetin për mbrojtjen dhe ka kryer investime të mëdha në rifreskimin e armatimit me kontrata të firmosura kryesisht me Rusinë.
Add new comment