AKEP urdhëron mbylljen e disa faqeve online të basteve sportive

Postuar në 17 Gusht, 2018 15:15

Çështja e lojërave të fatit vijon të ketë vëmendjen e autoriteteve publike shqiptare që kësaj radhe duket se kanë goditur veprimtarinë online kompanive të ndryshme. ResPublica publikon sot një vendim të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që urdhëron mbylljen e disa faqeve online që kryejnë aktivitet në fushën e basteve sportive.

Në arsyetimin e vet, AKEP shkruan se kërkesa për mbyllje dhe argumentimi për klasifikimin e faqeve në fjalë si antiligjore ka ardhur nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, që është enti monitorues i tregut në fjalë. Nëse sheh listën e faqeve ndaj të cilave AKEP pritet të veprojë në orët në vijim, aty figurojnë edhe faqe të njohura për syrin e lexuesit të mediave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.