amlf
Bllokimi i basteve online, një rast ilustrues, një gabim i AMLF-së
AKEP ka njoftuar më 4 janar bllokimin e menjëhershëm të disa domaineve/faqeve web bazuar mbi kërkesën e AMLF, duke qenë se konsiderohen si aktivitet i jashtligjshëm i basteve online. Dhe pa asnjë dyshim pothuajse të tëra këto domaine janë të tilla. Nuk është i qartë cili është verifikimi që bëhet në këto raste apo kush denoncon/informon për një adresë por mund të vihet re që në listën e domaineve që duhet të bllokohen është dhe një kompani e regjistruar dhe e licensuar nga AKEP për aktivitet në tregun e Internetit. WebHost sh.p.k.
AKEP urdhëron mbylljen e disa faqeve online të basteve sportive
Çështja e lojërave të fatit vijon të ketë vëmendjen e autoriteteve publike shqiptare që kësaj radhe duket se kanë goditur veprimtarinë online kompanive të ndryshme. ResPublica publikon sot një vendim të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që urdhëron mbylljen e disa faqeve online që kryejnë aktivitet në fushën e basteve sportive.