Refuzimi i vizave për klerikët, alarmohet Moska
Teksa marrëdhëniet e Rusisë me Greqinë kanë njohur pikën më të ulët pas dëbimit të dy zyrtarëve rusë nga Greqia dhe ndalimit të hyrjes së dy diplomatëve të tjerë nga Moska, benzinë zjarrit i ka hedhur refuzimi i ambasadës greke në Moskë për t'u dhënë vizë disa klerikëve rusë.
"Ne i kërkojmë ambasadës greke të konfirmojë apo të përgënjeshtrojë informacionin"-tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Sakharov. Ajo sqaroi se nëse akuzat e klerit rus janë të vërteta, atëherë ky është një "akt i papranueshëm"
"Ministria e Jashtme është duke parë nga afër situatën në lidhje me lëshimin e vizave për qytetarët rusë. Sigurisht, çdo diskriminim në lidhje me lëshimin e vizave është e papranueshme". Kohët e fundit, marrëdhëniet mes Moskës dhe Athinës janë në një klimë të tensionuar, veçanërisht pas dëbimit të dy zyrtarëve rusë nga Greqia dhe ndalimit për hyrjen e dy diplomatëve të tjerë nga Moska. Qeveria greke ka denoncuar përpjekjen për korruptimin e zyrtarëve grekë dhe përpjekjen për t'u angazhuar në sabotimin e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë.
Add new comment