Shqiptarët, garanci për referendumin e emrit në Maqedoni

Popullsia shqiptare në Maqedoni në shumicën dërrmuese të saj është në favor të ratifikimit të marrëveshjes me Greqinë. Në një sondazh të publikuar nga agjencia shtetërore MIA 88% e popullsisë shqiptare mbështet ndryshimin e emrit ndërsa nga "maqedonasit" vetëm 27.4% përkrahin marrëveshjen e Prespës dhe 45.2% e refuzojnë.
Pyetja e miratuar nga parlamenti mbështet vijën e qeverisë se marrëveshja i hap rrugë pranimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, duke iu referuar emërtimit "Republika e Maqedonisë Veriore" dhe rishikimit të Kushtetutës.
Në mënyrë të veçantë, qytetarët e Maqedonisë do të ftohen në 30 shtator për t'iu përgjigjur pyetjes". A jeni në favor të të qenit anëtarë të NATO-s dhe BE-së, duke pranuar Marrëveshjen mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë"
Sipas këtij sondazhi, nuk ka asnjë rrezik madhor për anulimin e referendumit sepse 66.4% janë të vendosur të votojnë, ndërsa 19.8% thonë se do të mbështesin nismën e bojkotit.
66.4% thanë se do të votonin në referendumin e 30 shtatorit. Megjithatë, vlen të përmendet se sipas sondazhit, vetëm 20% e votuesve janë në dijeni të tekstit të marrëveshjes së Maqedonisë me Greqinë.
Add new comment