BE nuk duhet të heqë vëmendjen nga Mesdheu
Sot Mesdheu është i fragmentarizuar dhe nën kontrollin e askujt. Kjo është edhe arsyeja e destabilizimit të tij të paprecedentë. Kështu mendon historian i njohur francez, Maurice Aymard, i cili përmes një interviste për gazetën italiane, “Corriere della Sera” thotë se historia i përgënjeshtroi të gjitha shpresat dhe parashikimet.
Edhe unë mendoja se me dekolonizimin të gjitha problemet do të ishin zgjidhur, përfshirë çështjen izraelito-palestineze. Në fakt ndodhi gjithaçka dhe në mënyrë të paparashikueshme. Pas rënies së Murit të Berlinit pati një rritje: vrasja e Yitzhak Rabin, shpërbërja e Europës së Jugut dhe shpërthimi i Federatës Jugosllave, me shfaqejne nacionalizmave që askush nuk do t’i kishte imagjinuar, dhe Lindja e Mesme sërish në flakë pas ndërhyrjes së Bush jr në Irak. Ja pra, kjo e fundit ishte ndoshta gjëja e fundit që mund të parashikohej se luftërat koloniale humben përherë. Sovjetikët humbën luftën e tyre koloniale në Afganistan, amerikanët në Irak. Për fat, Franca qëndroi jashtë dhe Italia do bënte mirë ta imitonte. Sot, me Sirinë dhe ndërhyrjen e Turqisë, kuadri është tërësisht i thyer: askush nuk e kontrollon situatën, as Putin që ka mbështetur Bashar al Assad
shprehet historiani në fjalë.
Sipas tij Mesdheu është shndërruar një sistem ekuilibir politiko-ushtarak shumë i brishtë dhe në të njëjtën kohë një kufi për flukset migratore. Aymard thotë se mbyllja e porteve nuk është zgjidhje për shkak se ajo favorizon kontrabandën, pa folur për faktin se emigrantët në Europë janë pjesa më dinamike edhe për sistemin e pensioneve. Lidhur me rolin e mundshëm të BE-së në Mesdhe dhe në funksion të qetësimit të situatës, Aymard shprehet se:
Bashkimi Europian duhet të shmangë budallallëqet dhe gabimet si ato të Sarkozy për të bombarduar Libinë, apo si këto të Lega dhe M5S për mbylljen e porteve…
Mesdheu nuk është një provincë e vogël, siç mund të mendohej një shekull më parë. Për këtë arsye, Europa nuk duhet t'ia heqë nga sytë sepse Mesdheu na ndihmon, më shumë se për të kuptuar, për të formuluar problemet e botës së sotme
Add new comment