E meritonin! Për herë të dytë fitojnë Kupën e Botës
20 vjet pas fitimit të Botërorit në turneun që organizoi vetë, Franca arriti të fitojë sërish Kupën e Botës 2018.
"Gjelat" mundën 4-2 Kroacinë në një finale spektakolare që dhuroi shumë emocione, duke u kurorëzuar për herë të dytë në historinë e tyre si kampion të Botës.
Përballë një Kroacie luftarake dhe me futboll perfekt, por e lodhur nga ndeshjet e mëparshme, Franca kishte cilësinë, energjinë dhe përqendrimin për të arritur objektivin. Një shpërblim për teknikun Deshamp, i cili bëhet i treti që e fiton Kupën e Botës edhe si lojtar edhe si trajner.
Lojtari më mirë i Botërorit u shpall mesfushori i kroatëve, Luka Modriç, ndërsa Mbape mori trofeun e lojtarit të ri më të mirë. Për Kroacinë ky ishte suksesi më i madh në historinë e futbollit të saj. Një ekip që përfaqësoi denjësisht vendin e tij dhe futbollin e Ballkanit.
Add new comment