Pakti në fund të korrikut

Postuar në 13 Korrik, 2018 13:57

Marrëveshja e shumëpërfolur mes Tiranës dhe Athinës për një seri çështjesh me shumë gjasë do të përmbyllet në fund të këtij muaji. Afatet i dha Komisioneri i Zgjerimit Johanes Hahn gjatë konferencës që pati në Bruksel me kryeministrin Rama, ku sqaroi edhe deklaratën që u intepretua nga disa media dhe opozita greke si dekonspirim i bisedimeve për ndryshim kufijsh.

"Shqipëria është në negociata me Greqinë. Kjo ndodh në nivelin bilateral pa ndërmjetêsimin tonë. Më vjen keq që një fjalë ose një tjetër ështê keqintepretuar, sepse bëhet thjesht fjalë për sqarimin lidhur me vijën kufitare. As mê shumê as më pak. Nuk është diçka e madhe dhe besoj, që për çështje javësh, e gjitha kjo do të bëhet"-deklaroi Hahn.

Tsipras nga Brukseli ia faturoi opozitës së vendit të tij  keqintepretimin e deklaratës së komisionerit Johanes Hahn dhe gjithë tymnajën e ngritur për ndryshim kufijsh mes dy vendeve

 “Detyruan komisionerin Hahn të sqaronte deklaratën pasi fabrikuan një çështje, e cila nuk kishte asnjë bazë që gjoja zoti Hahn ka shtruar çështjen e ndryshimit të kufijve si pjesë e bisedimeve tona me Shqipërinë. Nuk mund të të jenë të gjithë gënjeshtarë”-theksoi Cipras. Ndërsa kryeministri Rama tha se kush ka folur për tradhti kombëtare do të turpërohetpas nënshkrimit të marrëveshjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.